Anna Gjebrea ka treguar se është duke ecur në hapat e të atit.

Talentin e saj në muzikë por dhe në moderim ajo nuk e ka fshehur asnjëherë. Madje moderatori Gjebrea e ka motivuar dhe e ka promovuar sa herë ka mundur.

Për vite i dedikuar moderimit në ekranin e TV Klan, Ardit Gjebrea ka lënë pas dore muzikën. Dashuria e tij e parë dukej se ishte lënë në haresë prej kohësh.

Dhe tashmë Arditi na dha lajmin që të gjithë donim ta dëgjonim. Ai po rrikthehet dhe ën një duet me të bijën e tij.

‘Në studion e @darkodimitrov …sepse këtë herë i rikthehem dashurisë – këngës  me një duet. E me kë tjetër? Me Anna Gjebrea  #kengamagjike2017 #PerTy  Lyrics @olticurri’ ka dhënë të gjitha detajet moderatori i njohur.

Ashtu siç la të kuptohet kënga do të prezantohet në festivalin që po afron ‘Kënga Magjike’.