Anulohet pritja e Vitit të Ri 2018, ndërsa mjetet e planifikuara do të dhurohen për Spitalin për fëmijë Kozle. Këtë në seancën e sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit e kumtoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
Shilegov theksoi se duke i ndjekur rekomandimet që të mos mbahen takime nën qiell të hapur, pritja anulohet dhe ju bëri thirrje edhe sponsorëve që mjetet e parashikuara për shënimin e kësaj nate t’i dhurojnë për qëllime bamirësie.
Kjo është hera e dytë që festimi i Vitit të Ri në Shkup të anulohet, pasi edhe vitin e kaluar u soll vendimi i njëjtë.