Britania e Madhe ka humbur edhe zyrtarisht vendin e pestë në renditjen e ekonomive më të mëdha të botës.

Gjatë prezantimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, Philip Hammond, Sekretar i Thesarit në qeverinë britanike e pranoi këtë.

Megjithatë, ai tha se ekonomia e Mbretërisë nuk duhet nënvlerësuar.

“Londra është kryeqendra financiare globale dhe buxheti ynë garanton këtë vazhdimësi. Kemi kompani të forta në të gjithë botën dhe rol lider në industrinë teknologjike dhe digjitale, që janë e ardhmja e ekonomisë”, deklaroi ai.

Vendin e Britanisë së Madhe në top 5 e ekonomive globale e ka zënë Franca, ndërkohë që katër ekonomitë e tjera janë Gjermania, Japonia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara.