Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështjet Ekonomike, Koço Angjushev për MIA-n deklaroi se Qeveria e braktis praktikën e jotransparencës dhe llogaridhënies në tërheqjen e investimeve të huaja të drejtpërdrejta në vend dhe se do të vendosë atashe ekonomikë si pjesë përbërëse e ambasadave në vendet të cilat janë partnerë tradicionalë të Maqedonisë.

Në margjinat e Forumit transatlantik për bashkëpunimin ekonomik që dje u mbajt në Uashington, ku Angjushev mbajti fjalimin në panel diskutimin e titulluar “Maqedonia: Kthimi i një faqe të re”, ai tha se Qeveria zhvillon masa atraktive për të tërhequr investime të huaja në Maqedoni.

“Është shumë me rëndësi këto masa të jenë transparente, që do të thotë se çdo investues vendas ose investues i huaj i posaçëm e di saktësisht se çfarë mund të presë nga Qeveria në pajtim me kritere të caktuara”, tha zëvendëskryeministri.

Theksoi se parakusht është që investimi të jetë fitimprurës dhe kompanitë të rriten, ndërsa Qeveria atëherë do t’i mbështetë këto kompani me mjete buxhetore në lidhje me pagat e paguara neto të punëtorëve.

“Së pari, nëse një kompani paguan një pagë mujore më të madhe se 300 euro, Qeveria do ta mbështesë me 10 përqind në çdo pagë të paguar. Qeveria  ndërmerr masa edhe për mbajtjen e kuadrove me arsim të lartë në Maqedoni, me ç’ka kompanitë të cilat paguajnë paga mujore prej 700 eurosh (dy paga mesatare)  mjetet kthyese do të jenë 20 për qind nga paga e paguar”, tha Angjushev.

Më tej, për secilën kompani që investon në Maqedoni dhe tregon rritje, informon Angjushev, Qeveria është e gatshme të paguajë 10 për qind nga mjetet të investuara në vitin e parë. Por nëse kompania është e orientuar drejt eksportit, do të marrë 20 për qind të mjeteve të investuara në vitin e parë.

Ai tha se Qeveria ka masa të posaçme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat do të mbështeten me implementim të standardeve, menaxhim të projekteve, me zgjidhjen e IT çështjeve me promovim të panairit.

Sipas tij, qeveria e mëparshme ka shpenzuar më shumë në  vetëpromovim dhe në roud shout sesa në ndihmën për investime të huaja dhe vendase në ekonomi.

Angjushev deklaroi se me simulimet e bëra, Qeveria është e bindur se kompanitë ekzistuese të suksesshme dhe investuesit do të jenë shumë më të mirë dhe në mënyrë më transparente të mbështetura me atë që paratë në mënyrë më efektive do të shpenzohen.

Gjëja e dytë e rëndësishme është publikimi i këtyre masave deri te bashkësitë e biznesit të vendeve me të cilat Maqedonia ka marrëdhënie të ngushta bilaterale dhe tregtare dhe nominimi i atasheve ekonomik pranë ambasadave të Maqedonisë.

Ai tha se atashetë do të referojnë para  Ministrisë së Punëve të Jashtme, por edhe para kabinetit të zëvendëskryeministrit ku krijohen politikat ekonomike.

Qeveria planifikon të shpallë konkurs në të cilin do të zgjidhen 20 atashetë e parë ekonomikë, të cilët do të dërgohen në vendet që janë partnerë tradicionalë të Maqedonisë, e ato janë vendet nga Bashkimi Evropian, në Shtetet e Bashkuara dhe në disa nga vendet e Lindjes së Afërt. Zëvendëskryeministri konfirmoi se edhe Rusia mund të përfaqësohet me një atashe të tillë ekonomik. Këto masa zhvillimore Qeveria sa më shpejt që të jetë e mundur do t’i propozojë për miratim në Parlament në formë rezolute.

Forumi transatlantik për bashkëpunimit ekonomik organizohet nga Oda Tregtare e SHBA-së, Qendra për marrëdhëniet transatlantike dhe Departamenti për studimeve ndërkombëtare të avancuara pranë Universitetit Xhon Hopkins në Uashington.