Zëvendëskryeminsitri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev prej sot është për vizitë katërditore zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në Uashington do të marrë pjesë në Forumin ekonomik transatlantik në organizim të “Shkollës për studime të avancuara ndërkombëtare” të Universitetit “Xhon Hopkins”, Oda Ekonomike e SHBA-së dhe Qendrës për Marrëdhënie Transatlantike.

Gjatë vizitës, informojnë nga kabineti i tij, është planifikuar që zëvendëskryeministri të ketë takim edhe me përfaqësues të kongresit amerikan, Departamentit të Shtetit, organizatave financiare ndërkombëtare, si dhe me përfaqësues nga organizata të diasporës së Maqedonisë në SHBA.