Irani i përmbush të gjitha obligimet të cilat janë paraparë me marrëveshjen bërthamore që e ka arritur me SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Kinën, deklaroi drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Jokija Amano.

Me këtë janë hedhur poshtë dyshimet e presidentit amerikan, Donald Tramp, se Irani nuk e lejon ANEB-in të kryejë kontrolle në disa objekte dhe se në atë mënyrë marrëveshja nuk do ta pengojë organizatën ekstremiste Shteti Islamik të prodhojë armë bërthamore.

“Irani i përmbush obligimet e ndërmarra”, theksoi Amano.

Ai megjithatë theksoi, se Irani duhet që rregullat e ashpra për inspektime t’i rregullojë me ligj, sepse dispozitat e tanishme për zbatimin e tyre kanë karakter të përkohshëm.

“Deri më sot ANEB-i kishte qasje drejt të gjitha vendeve të cilat duhej t’i vizitonte”, vërejti Amano.

Siç lajmëroi paraprakisht MIA, Tramp insiston që Marrëveshja të rishqyrtohet dhe të përfshijë detyra më të rrepta për Iranin.