Irani i respekton obligimet e veta nga marrëveshja e programit bërthamor iranian, që e nënshkroi në vitin 2015 me gjashtë forcat botërore, kumtoi sot Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB).

Në raportin e tij tremujor për zbatimin e marrëveshjes bërthamore, ANEB thekson se rezervat iraniane të uraniumit të varfëruar edhe më tej janë në kuadër të niveleve të konfirmuara me marrëveshjen.

Në raport theksohet edhe se inspektorët e ANEB-it nuk kanë hasur në asnjë problem gjatë kontrollit në vendet të cilat kanë dashur t’i vizitojnë dhe për të cilat parashikohet se Irani i shfrytëzon për zhvillimin e programit të vet bërthamor.

Raporti i ANEB-it vijoi një muaj pasi presidenti amerikan Donald Tramp e akuzoi Iranin se nuk e respekton marrëveshjen bërthamore, në bazë të së cilit iu hoqën sanksionet ndërkombëtare.

Tramp paralajmëroi se SHBA-ja do të mund të tërhiqet nga marrëveshja, duke vlerësuar se ai nuk e pengon Iranin të punojë në prodhimtarinë e armës bërthamore.

Marrëveshja për programin bërthamor iranian në vitin 2015 u arrit midis Iranit dhe pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të KB-së – Britania e Madhe, Kina, Rusia, SHBA-ja dhe Franca plus Gjermania.