Image

Anduena Llabani

Gjatë intervistës me Rudina Magjistarin, Llabani tregoi për vështirësitë e punës si gazetare kronike dhe rrëfeu se për një periudhë 3-mujore, ajo kishte përjetuar depresion.

“Isha në kulmin e karrierës dhe e kam përjetuar shumë keq. Ata tre muaj më kanë kushtuar shumë!’-u shpreh Llabani duke rrëfyer se një gjë e tillë i kishte ardhur nga pamjet e rënda që kishte parë gjatë punës.

Image

Anduena Llabani

Gjithashtu, gazetarja e njohur foli edhe për marrëdhënien me të birin dhe ish-bashkëshortin. Në një insert të transmetuar gjatë emisionit, ata të tre shiheshin teksa luanin së bashku dhe vetë Llabani shpjegoi se për hir të djalit Aleksei, ajo dhe Arditi, ish-partneri i saj, kishin vendosur të linin pas mosmarrëveshjet e tyre në çift. Ajo tregoi se të paktën një ditë në javë, ata argëtohen si një familje dhe si ajo si babai i djalit, kujdesen që ai të mos ndihet se djali i dy prindërve të divorcuar.

Image

Anduena Llabani me ish-bashkëshortin dhe të birin

E pyetur se si ia shpjegon të birit ndarjen e tyre, Anduena Llabani tregoi se ka gjetur një metodë mjaft efikase.

Image

Anduena Llabani me ish-bashkëshortin dhe të birin

“Një herë në dy ditë i shpjegoj si ka ardhur në jetë. I them që ne vendosëm të bënim një fëmijë dhe që donim një djalë dhe kur erdhi në jetë ai, ne thamë që nuk e donim më njëri-tjetrin se donim atë më shumë. Dhe kështu ai e harron dhe mendon vetëm sa shumë e duam ne.”- u shpreh gazetarja, e cila u surprizua në studio nga i biri.

Image

Anduena Llabani me ish-bashkëshortin

Image

Anduena Llabani me të birin

Image

Anduena Llabani me të birin

Image