Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Amnesti Interneshënal” ashpër e kritikoi vazhdimin e marrëveshjes midis Athinës dhe Riadit, me çka Greqia do të vazhdojë ta furnizojë Arabinë Saudite me armë.

“Amnesti Interneshënal” thekson se granatat artilerike, që Athina ia dorëzon Riadit në pajtim me marrëveshjen, është e mundur që koalicioni arab, i kryesuar nga Arabia Saudite, t’i shfrytëzojë kundër civilëve në Jemen, gjatë sulmeve ndaj kryengritësve shiitë në vend.

Opozita greke, si dhe të paktën dy deputetë nga partia majtiste qeveritare SYRIZA, bënë thirrje që të shfuqizohet marrëveshja për dërgesën e armëve, sepse është e mundur ajo të shfrytëzohet në Jemen.

Në vijim është debati në Parlamentin grek në të cilin kryeministri Aleksis Cipras përgjigjet në pyetjet në lidhje me marrëveshjen.