Pas paralajmërimit për rritjen e akcizës për naftën është e nevojshme një analizë e hollësishme për ndikimin, por në mënyrë të pashmangshme do të ketë ndryshime në transportin,  vlerësuan sot nga Bashkësia e Interesit Afarist për transport rrugor Komunikacioni i Maqedonisë  – AMERIT.

“Është e nevojshme analizë e hollësishme për atë dhe si do të jetë ndikimi, duke e marrë parasysh faktin se ndryshimi nuk do të ndikojë vetëm në transportin. Ne jemi në koordinim të vazhdueshëm me anëtaret tona dhe me   dhe në mënyrë të zgjuar do t’i ndjekim proceset të cilat do të ndodhnin me këtë ndryshim. Në përgjithësi, pritja është se ndryshim në transportin rrugor në mënyrë të pashmangshme do të ketë”, thonë për MIA-n nga  MPB nga BIA “Komunikacioni i Maqedonisë”.

Ministri i Financave Dragan Tevdovski dje, duke e prezantuar Propozim buxhetin për vitin 2018, tha se që nga 1 janari, Qeveria planifikon të rrisë akcizën për naftën për tre denarë.

Me rritjen e akcizës dhe llogaritja e TVSH-së  çmimi i naftës do të jetë më i lartë për 3,5 denarë, por sipas Tevdovskit edhe me këtë rritje të çmimeve të naftës në Maqedoni do të mbetet më të ulëta në rajon.

Arsye për rritjen janë rekomandimet e BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe zvogëlimin e ndotjes.

Efekti i pritshëm i rritjes së akcizës në Projekt-buxhetin për vitin 2018 do të jetë 1,6 miliardë denarë dhe nga TVSH-ja 350 milionë denarë dhe të hyra shtesë për Ndërmarrjen Publike për rrugë shtetërore.