Alketa Vejsiu prej vitesh ka bërë emër në ekranin e Tv Klan me spektaklet që ka drejtuar.

Por mesa duket pas kaq shumë vitesh në këtë televizion, Alketa ka vendosur të largohet për të nisur punë në një televizion italian, atë të “Mediaset”.

Ka qenë Vera Grabocka që ka njoftuar për këtë të re nga Alketa, me anë të një postimi në Instagram ku moderatorja dhe producentja shfaqet në ndërtesën e “Mediaset”. “Paç fat”, i shkruan Grabocka.

Dy bashkëpunueset nuk kanë zbuluar detaje të tjera për programin.

Krah postimit nuk kanë munguar urimet e emrave të njohur të ekranit si Valbona Selimllari, Roza Lati, Rudina Dembacaj, etj. Seçfarë po përgatitet nuk dihet ende, por komentueset zbulojnë se Alketa është shumë pranë realizimit të ëndrrës së saj.