Kur dje  zëvendëskryeministri Hazbi  Lika prezantoi buxhetin dhe projektet e parapara për vitin 2018, duke theksuar se numri i projekteve në vendbanimet shqiptare është trefishuar, që nënkupton ndarje proporcionale të buxhetit të Republikës së Maqedonisë nga Aleanca për shqiptarët nuk kishte asnjë përfaqësues edhe pse ASH-ja është pjesë e qeverisë. 

Siç mëson portali TetovaSot nga burime qeveritare, asnjë përfaqësues i ASH-së nuk  ka marrë pjesë në seancën kur është përgatitur buxheti për vitin 2018 edhe pse me rregullore përveç ministrave mund ë marrin pjesë edhe zv/ministra, në këtë rast s’ka marr pjesë as zv.ministri i punës dhe politikës sociale, Elmi Aziri dhe as zv/ministra e punëve të jashtme Arta Toçi. Sipas këtyre burimeve Aleanca për shqiptarët është e interesuar vetëm për poste dhe jo për punë e veçanërisht kur janë në pyetje çështjet shqiptare. /TetovaSot/