Dueti i shumëpritur i çiftit të këngëtarëve Alban Skënderaj dhe Miriam Cani do të publikohet në një datë mjaft të rëndësishme për ata, por edhe për të gjithë shqiptarët.

Ata kanë lajmëruar përmes një foto në profilet përkatëse në rrjete sociale se klipi do të publikohet në festën e 28 nëntorit dhe gjithashtu në ditën e ditëlindjes së vogëlushes së tyre Ameli. “e Marten, me 28 Nentor me tinguj e fjale zemre vjen “DHURATA” jone per ju,”-përfundojnë ata. Gjithashtu duket se përmes këtij postimi ata kanë zbuluar edhe titullin e këngës, e cila do të jetë “Dhurata”.