Aktori i njohur Florjan Binaj ka tronditur ndjekësit e tij me një fotografi ku shfaqet i shtruar në spital.

I mbuluar me fasho dhe me sy të nxirë, ai duket se është në xhirimet e një filmi të ri.

Fotografitë paraardhëse e bënë të ditur këtë gjë, ndërsa në këtë postim nuk i ndahej humorit duke shkruajtur: “Detyrë shtëpie: Bëni një nuselale dhe 2 salçiçe”

Duket se roli i Florit do të jetë si pacient spitali që ka pësuar tronditje të mëdha si pasojë e ndonjë sherri.

\