Gatë vikendit të kaluar, Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Inspektoratin Shtetëror të Punëve, kanë kryer kontrolle në gjithsej 33 objekte dhe lokale, prej të cilëve 15 në rajonin e SPB-së së Shkupit, tre n rajonin e SPB-së së Tetovës, tetë në rajonin e Strumicës dhe shtatë në rajonin e SPB Veles (në Kavadar).

Gjatë kontrollit të kryer në tre objekte në rajonin e SPB-së së Tetovës, janë regjistruar vepra në të gjitha objektet. Dy objekteve u janë shqiptuar ndalesa për ndërprerje të përkohshme të punës në afat prej 30 ditëve, si dhe gjoba prej 500 eurove. Një objekti tjetër i është shqiptuar ndalesë për veprimtari në afat prej shtatë ditëve”, njoftoi policia.

Përveç kësaj, janë arrestuar 16 persona, prej të cilëve tre shtetas të Maqedonisë (për shkak të një thike të gjetur dhe për verifikim të identitetit) dhe 13 shtetase të Shqipërisë për keqpërdorim të keqpërdorimit të qëndrimit turistik në Maqedoni dhe punë jo të rregullt.

Gjatë aksionit në rajonin e Shkupit janë arrestuar dy persona-njëri për shkak të drogës, tjetri për shkak të alkoolit.

Në Kavadar nuk ka persona të arrestuar, kurse disa objekteve u është shqiptuar ndalesë për kryerje të veprimtarisë.