Në vijim është një aksion i madh për shpëtimin e emigrantëve në afërsi të ishullit grek Kalolimnos në Detin Egje.

Sipas mediave greke në operacion marrin pjesë anije të rojës bregdetare greke, autoritetet e portit, Fronteks, një helikopter si edhe tre anije. Janë shpëtuar tetë burra, katër gra dhe një fëmijë.

Një prej të mbijetuarve pohon se në anije ka pasur rreth 25 persona.