Dje rreth orës 22 e 30 minuta në udhëkryqin e “Zhivo Brajkovski” dhe “101” në Gostivar ka ndodhur aksident ku janë të përfshirë tre automjete me targa të Gostivarit: “Mercedes” i drejtuar nga 22-vjeçari S.D, “Opel Vectra”, i drejtuar nga T.P 33-vjeçar. dhe “Mercedes” i drejtuar nga E.P 18 vjeçar, të gjithë nga Gostivari.

Në këtë aksident, E.P. ka pësuar lëndime trupore, është transportuar në një spital në spitalin e Gostivarit dhe pas ndihmës së ofruar ai është pranuar në trajtim të metejmë.

Sipas gjetjeve paraprake nga inspektimi, shkaku i aksidentit është shkelja rregullave të komunikacionit, ndërsa dëmi i përgjithshëm material vlerësohet në 150 mijë denarë./TetovaSot/