Mbrëmë në rreth orës 1, në unazën në rrugën “Ilinden” dhe “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, auto vetura “Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga AK. (20) nga Treboshi ka humbur kontrollin, dhe ka dal nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë metalike të ndriçimit publik. Pas kësaj makinës i është  thyer rrota e pasme e majtë dhe ku është përplasur me dy makina të parkuara me targa të Tetovës “Ford Fiesta” dhe “Landrover”, transmeton TetovaSot.

Nga fluturimi i automjetit dhe goditja në shtyllën, shoferi dhe shokun e tij M.M (17) të të njëjtit fshat të Tetovës kanë fituar lëndime të rënda trupore dhe me autoambulancë janë transferuar në Klinikën e Tetovës dhe pas ndihmës mjekësore urgjentisht janë transferuar në klinikat e Shkupit. Shoferi është jashtë rrezikut për jetën, kurse shok në kushte të rrezikshme për jetën, njofton SPB-tetovë.

Në vendin e ngjarjes ka arritur policia për të bërë inspektimin dhe për të dhënë një pasqyrë dhe sipas gjetjeve paraprake shkaku i aksidentit është nga shpejtësia e madhe, ndërsa dëmi i përgjithshëm është vlerësuar në 200 mijë denarë./TetovaSot/