Aksident me vdekje në Tiranë. Viktima është R.L., 68 vjeçe, bëjnë me dije burime policore.

Rreth orës 18:00, një telefonatë ka dhënë alarmin në Sallën Operative: Tek mbikalimi i “Rinasit” ka ndodhur një aksident.

Në vendngjarje shkuan forcat e Policisë si edhe Ambulanca nga ku rezultoi se Elton Doda, 25 vjeç, banues në Mamurras, duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar këmbësoren R.L, 68 vjeçe, e cila po kalonte rrugën.

Drejtuesi i mjetit e ka transportuar vetë në spital gruan, por në spital ajo ka ndërruar jetë.

Hetimet

Nga hetimet paraprake dyshohet se R.L. ka tentuar të kalojë nga njëra anë e rrugës në tjetrën, ku si pasojë e lagështisë në rrugë dhe errësirës është goditur nga automjeti.

Drejtuesi i automjetit ka njoftuar Policinë dhe menjëherë është kthyer në vendngjarje, ku janë duke u kryer veprimet me grup hetimor për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit do të shoqërohet në polici për veprime te mëtejshme, njofton Policia.