Rreth orës 02:00 pas mesnate, një person derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka goditur mbrojtëset e rrugës – autostradës.

Si pasojë e këtij aksidenti, personi vdiq në vend të ngjarjesPolicia e Kosovës përmes raportit ditor ka shpjeguar se si ka ndodhur dje aksidenti me fatalitet, pjesë e së cilit është edhe një person tjetër i lënduar.

“I dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën e tipit BMW, dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka goditur mbrojtëset e rrugës-autostradës. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull K/Shqiptar-pasagjerë në veturë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime ka pësuar edhe një pasagjerë tjetër mashkull K/Shqiptar, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thotë raporti i policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.