Në magjistralen Prishtinë- Ferizaj, më konkretisht në fshatin Babush ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku rreth orës 10 të mëngjesit.

Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe janë lënduar 7 persona, transmeton Indeksonline, ndërkohë që në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin kanë dalë policia e Kosovës.