Real Madridi është turpëruar nga Tottenhami në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi ka pësuar humbjen e dytë me radhë pas vetëm pak ditësh. Pas humbjes 2:1 nga Girona, “Los Blancos” u turpëruan nga Tottenhami në Wembley, duke u mposhtur 3:1.

“El Chiringuito TV” ka kapur momentet më vendimtare të ndeshjes me protagonistin kryesor kapitenin Sergio Ramos, pasi është mbrojtja ajo që dështoi të mërkurën mbrëma kundër Spursave.

Detaj interesant është momenti i golit të dytë të Tottenham, kur Ramos i kërkon topin portierit Kiko Casilla, ky i fundit vendos ta largojë atë nga zona por vetëm sa i bëri dëme të tijve, transmeton Gazeta Express.

Për më shumë shikoni videon më poshtë.