Lideri i BDI-së Ali Ahmeti duke i uruar të gjithë shqiptarëve Festën e Ditës së Alfabetit tha se para 109 vjetësh delegatët e Kongresit edhe mund të jenë përgojuar, edhe mund të jenë sharë, por këta njerëz kanë bërë hapin më me vlerë në historin e kombit shqiptar dhe qoftë i  përjetshëm kujtimi për ta.

Me rastin e 109-vjetorit të Kongresit të Manastirit, për rëndësinë e kësaj ngjarje foli edhe zëvendëskryeministri Hazbi Lika, ndërsa evenimentin dhe koncertin e korit të Orkestërs së Fakultetit të Arteve nga Tirana i cili është në vijim po e ndjekin ministra nga qeveria e Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, deputetë, lideri i BDI-së, krytearët e Komunës së Tetovës dhe të Manastirit si dhe mjaft të ftuar të tjerë nga Maqedonia dhe jashtë.