Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari sot me rastin e ditës së flamurit shqiptar në Zajaz u përulën dhe vendosën lule para përmendores “Nëna shqiptare”.

Ahmeti deklaroi se ngjarjet e këtilla meritojnë të shënohen dhe në data të tilla duhet t’i përkujtojmë të gjithë viktimat të cilët për interesa personale e dhanë jetën e tyre.

Dehari tha se edhe komuna e Kërçovës me aktivitete të ndryshme e shënon këtë datë të madhe për shqiptarët.

Si ngjarje qendrore ai e theksoi festivalin për fëmijë në të cilin do të marrin pjesë fëmijë talentë nga i gjithë rajoni, ku jetojnë shqiptarët.

Para përmendores lule vendosën edhe delegacione të tjera komunale, shoqata të qytetarëve nga Kërçova dhe rajoni i Kërçovës.