Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës mblidhen në Vlorë.

Dy qeveritë, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës do të mblidhen në Vlorë, në kuadër dhe të festave të nëntorit, ku do të firmosen katër marrëveshje. Sipas agjendës, mbledhja e qeverisë do të nisë në orën 16:00 të së hënës së 27 nëntorit, në Shtëpinë e Falmurit dhe në orën 17:00 do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare.

Rreth orës 17:30 është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj për tu përmbyllur më pas me një darkë zyrtare. Ndërsa më 28 nëntor në orën 12:30 do të bëhet dhe shpallja e logos zyrtare të Skënderbeut ku sërish do të mbajën fjalën e rastit të dy kryeministrat.