Sektori për marrëdhënie ndërkombëtare dhe bashkëpunim në Afrikën e Jugut ende nuk ka marrë kërkesë formale për azil nga ish presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe.

“Tani për tani nuk ka indikacione se ai apo cilido tjetër të ketë kërkuar azil”, deklaroi zëvendësministri i atij sektori, Lulelin Lenders para parlamentit të Afrikës së Jugut.

Ai shtoi se lënda gjyqësore për ish-bashkëshorten e Mugabes, Grejs Mugabe nuk do të zgjidhet me atë që ish-presidenti ka parashtruar kërkesë për azil.

Në mediat sociale u paraqit kërkesë e skenaur për azil të Mugabes në Afrikë të Jugut, por autenticiteti i dokumentit ende nuk është konfirmuar.