Gjithnjë e më shumë po bëhemi dëshmitarë të një debati të zhurmshëm lidhur me muzikën shqiptare, në Kosovë apo në Shqipëri.

Dikush shprehet se muzika nuk është e mirë, dikush tjetër ankohet për tekstet, dikush tjetër për klipet e të tjerë për artistët më veten.

E kush më mirë se Adelina Ismaili mund të na tregojë diçka që nuk shkon me muzikën shqiptare sot?

Ajo ishte e ftuar në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës, ku ka dhënë rrëfimin e saj të parë ekskluziv pas ardhjes në jetë të djalit, Uliks.

Ndër të tjera, Adelina është pyetur çfarë nuk i pëlqen në muzikën shqiptare dhe për këtë e ka pasur një përgjigje.

“Është nostalgjia ime për tekste të bukura e kuptimplota që tani janë komplet tekste idiote!”, – rrëfen Adelina. Ama, ajo ka shtuar se i pëlqen shumë mënyra se si po performojë reperë të ndryshëm në Shqipëri e Koso, një performim që ajo e kishte vërejtur më parë në Francë.

Epo, qenkemi përmirësuar në një aspekt të paktën! /Blitz.al/