Kryeministri japonez Shinxo Abe dhe presidenti rus, Vlladimir Putin arritën marrëveshje për zbatim të rreptë të sanksioneve të KB-së kundër Koresë së Veriut.

“Lidhur me Korenë e Veriut u dakorduam t’i zbatojmë rreptësisht sanksionet e KB-së dhe të vazhdojmë me bashkëpunim të ngushtë”, deklaroi Abe pas takimit me Putin, në margjina të forumit të organizatës së bashkëpunimit aziatiko-paqësor në Danang, Vietnam.

Pas takimit, Putin tha se është “mjaft i kënaqur” me “zhvillimin stabil” të marrëdhënieve mes dy vendeve, i mbështetur me dialog aktiv politik dhe përparim në bashkëpunimin ekonomik.