Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në ceremonitë e zhvilluara në Vlorë në kuadër të 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Por duket se të rinjtë e qytetit, ku Rama është edhe deputet, i kanë rezervuar një pritje surprizuese.

Fotot e mëposhtme tregojnë pankartat me të cilat është pritur Rama, duke i kujtuar jo vetëm hashashizimin e vendit, por edhe lidhjet e tij me zyrtarët që kanë ndihmuar grupet kriminale në trafikun e drogës.

“Rinia e Vlorës e priti ashtu siç e meritonte Edi Ramën në Ditën e Pavarësisë. Narko-Republikës po i vjen fundi…”, shkruan kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi në rrjetet sociale duke postuar edhe fotot.

\