Efektet e hënës së plotë tek njerëzit, sidomos tek fëmijët, kan qënë gjithmonë një  pikpyetje e madhe për shkencën. Mitet dhe legjendat i lidhin fazën e hënës me njerëzit në mënyra të ndryshme – nga “transformimet në uqër” e deri tek privimi i gjumit.  Një studim i ri që u krye nga Spitali i Fëmijëve i Institutit Hulumtues Lindor të Ontario “Children’s Hospital of Eastern Ontario Research Institute” hyn në thellësi me të dy teoritë e përmëndura mësipër: nëse hëna e plotë të prish gjumin dhe, nëse ajo shkakton tek fëmijët hiperaktivitet.

Edhe pse prej shumë kohësh është menduar se hëna e plotë ndikon në sjelljen e fëmijëve dhe në gjumin e tyre, ky studim gjeti vetëm një detaj të vogël, vetëm tek njëra teori, ajo e gjumit.

“Kohëzgjatja e gjumit tek femija ndikoj vetëm 1 përqind, gati pesë minuta më pak kur hëna qe e plotë në krahasim me hënën e re, ndërsa sjelljet dhe aktivitetet e tyre nuk u luhatën aspak nga ky ciklël.

Gjithsesi, ky studim nuk ishte i mirfilltë, fëmijët nuk u testuan gjatë gjithë muajit por vetëm pak ditë. Nëse prindërit duan të testojnë fëmijët e tyre, mund ta bëjnë fare mirë, thjesht prisni sa hëna të jetë e plotë.

Të shtunën (nesër) hëna do të jetë në maksimumin e saj, me 99 përqind. Ju sugjerojmë të testoni sjelljen e fëmijës tuaj natën e së shtunës, më pas bëni krahasimin me ciklin e ri të hënës. Kjo gjë do tju ndihmojë të kuptoni më mirë fëmijën tuaj dhe ta kuptoni edhe vetë nga se buron gjithe ky hiperaktivitet dhe pagjumsi.