Asamblisti Samuel Balsiger nga SVP e quan provokim këtë qëndrim të ekzekutivit të qytetit, transmeton albinfo.ch. Ai dëshiron të dijë nëse prapa personit me emrin Jihad A. (34 vjeçar) qëndron dikush me synime terroriste

Këshilli i Qytetit i Cyrihut ka vendosur që t`i japë pasaportën zvicerane një burri që ka emrin Jihad (Xhihad). Ai është apatrid, gjegjësisht nuk ka shtetësi tjetër shkruan blick.ch. Por asamblisti Samuel Balsiger nga SVP e quan provokim këtë qëndrim të ekzekutivit të qytetit, transmeton albinfo.ch. Ai dëshiron të dijë nëse prapa personit me emrin Jihad A. (34 vjeçar) qëndron dikush me synime terroriste.

“Është e mundur që personi të jetë i parrezikshëm, por me rastin e natyralizimit të burrave apatridë duhet shikuar më në detaje. Dhe sidomos kur ndonjëri prej tyre bart emrin “Luftë e shenjtë” (Jihad), si në këtë rast”.

Balsiger i ka drejtuar Këshillit të Qytetit një pyetje me shkrim, në të cilën kërkon të mësojë nëse rasti i Jihad A. është shqyrtuar sa duhet, transmeton albinfo.ch. “A është pagëzuar ai me këtë emër? A ka hulumtuar Shërbimi Informatv i Zvicrës rreth këtij personi dhe rreziqeve eventuale që mund të lidhen me të?”.

Po ashtu, vazhdojnë pyetjet: “A i refuzon Këshilli i qytetit dhënien e pasaportës kandidatit me emrin Jihad nëse ai vetë e ka zgjehdur këtë emër, duke e pasur ndërmend terrorizmin islamik”, përcjell albinfo.ch. Sepse, sipas Balsigerit është fare e qartë: “Kush mban emrin Jihad, duhet ta ketë xhihadin në mend!

Por, siç shkruan blick.ch, emri Jihad në botën arabe nuk është kurrfarë rariteti, gjë që mund të shihet edhe në një libër telefonash të Zvicrës, ku mund të gjesh mjaft njerëz me këtë emër. Dhe më tutje, kuptimi “Luftë e shnejtë” për fjalën “Jihad” është vetëm njëri nga kuptimet.

Sepse, Jihad ka po ashtu kuptimin “të përpiqesh për diçka, të mundoshesh për zotin, për besimin”. Një emër pra, i krahasueshëm me emrin gjerman “Gottlieb”, “Gottfried” ose Traugott”, transmeton albinfo.ch portalin zviceran. “Dhe në lidhje me këta emra askujt nuk i shkon mendja të dyshojë se prapa tyre qëndron një luftëtar i krishterë i zotit!”, përfundon blick.ch.