Grupi libanez Hezbollah thotë se lideri i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi është parë në qytetin sirian që u çlirua këtë javë.

Mediat raportojnë se njeriu më i kërkuar në botë u gjatë operacioneve nga forcat e tij dhe regjimit sirian, që po mbështeten nga forcat ajrore ruse në qytetin lindor të Abu Kamal.

Nuk janë dhënë detaje për vendin ku u pa ai, dhe arsyet se pse ai ishte aty.

“Nuk kemi ndonjë informacion të saktë në lidhje me vendndodhjen e terroristit të njohur si Abu Bakr al-Baghdadi”, u tha në një njoftim për Newsweek nga koalicioni me në krye SHBA’të.

“Jemi të vetëdijshëm për raportimet në media se Abu Bakr al-Baghdadi është në Abu Kamal, por nuk mund të konfirmojmë këto raporte”, u tha më tej.

Për muaj më radhe ka spekulime të ndryshme rreth gjendjes së Baghdadit, nëse ai është i vdekur apo i gjallë.