Mungesa e të dhënave për migrantët që kërkojnë rrugëdalje ilegale nga Maqedonia edhe më tej përbën problem. Organizatat për të drejtat e njeriut kërkojnë që Ministria e Punëve të Brendshme të jetë më e përgatitur dhe ti monitorojë pikat kufitare ku kalojnë refugjatët, për të parë se çfarë ndodhë më ato që futen dhe që e lëshojnë vendin.

Për momentin problemi më i madh dhe që na shqetëson është depërtimi ilegal i refugjatëve në Greqi dhe pamundësia që të marrim informata se çfarë ndodhë me ato refugjatët që në momentin që ata arrijnë në Tabanoc dhe e lëshojnë kampin me qëllim që të lidhen me grupe kontrabanduese dhe të gjejnë dalje ilegale nga Maqedonia – deklaroi Uranija Pirovska,Komiteti Helsinkut.

Problemi është me ata të cilët ende transitojnë nëpër vend dhe nuk kanë asnjë lloj mbrojtje nga shteti jonë dhe ata në një mënyrë janë fantazma dhe askush nuk i vëren askund dhe nuk vërehen as kriminelët që gjenden në mesin e tyre dhe sulmet nga kontrabanduesit – tha Jasmin Rexhepi, Legis

Përfaqësuesi i UNHCR thotë se në vitin 2017 janë vërejtur 14.200 hyrje ilegale në të gjithë vendin që mesatarisht i bie 50 njerëz në ditë. Pamundësia për të regjistruar të gjithë refugjatët të cilët kalojnë nëpër vend është edhe si pasojë e kontrabandimit të tyre.

Tani për dallim prej 2 viteve të kaluara, karakteristike është se bëhet fjalë për një profil tjetër të refugjatëve. 19 % janë meshkuj pa familje të cilët vetë nuk mund ta kalojnë kufirin dhe përdorin mënyra tjera përmes grupeve kontrabanduese – u shpreh Doug Sigurdson,UNCHR.

Një numër shumë i vogël i refugjatëve kërkojnë azil në Maqedoni, gjegjësisht vetëm 130 persona.