I dënuar nga fati që në lindje, kur prej prindërve mori jo vetëm jetën, por edhe virusin HIV, 8-vjeçari nga Vlora është vënë nën presionin e prindërve të shokëve të klasës, që nuk e duan pranë fëmijëve të tyre.

Në klasë të parë ai ka mundur të shkojë një muaj me vonesë. Shkak është bërë protesta e prindërve.

Agron Bashllari,  mjeku që e ka ndjekur prej vitesh gjendjen e vogëlushit, është përballur me frikën e prindërve, të cilëve është dashur t’u sqarojë se 8-vjeçari nuk përben  asnjë rrezik për përhapjen e sëmundjes.

Agron Bashllari:  “Fakti që kanë marrë një virus nuk i pengon që të mjekohet dhe të kurohen dhe të vazhdojnë arsimimin. Nuk është një sëmundje që paraqet rrezikshmëri në institucionet arsimore.