Mijëra katalanas kanë protestuar kundër arrestimit të tetë ministrave rajonalë të shkarkuar nga puna për ‘shtyrjen e Katalonjës drejt pavarësinë’ .

Zyrtarët , të cilët u paraqitën në gjykatën e lartë të Spanjës , akuzohen për rebelim, trazira dhe keqpërdorim të fondeve publike.

Prokurorët po kërkojnë gjithashtu një urdhër arresti ndërkombëtar për udhëheqësin katalanas, Carles Puigdemont, i cili refuzoi të paraqitej në gjyq, dhe ndodhet në Belgjikë.

Të enjten, mijëra njerëz u mblodhën jashtë parlamentit rajonal të Katalonjës në Barcelonë.

Shumë prej tyre mbanin flamuj dhe sllogane që lexonin “Liria për të burgosurit politikë”.

Protesta të ngjashme pro u mbajtën në qytete të tjera katalanase. Partitë politike dhe grupet qytetare në rajonin e pasur verilindor kundërshtuan gjithashtu arrestet.