Familja dhe shoqëria kanë qëllime të mira sa herë që përpiqen t’ju japin një mendim, e ndërsa ka të tjerë që japin këshilla të këqija pasi janë xhelozë për marrëdhënien tuaj. Gjithsesi, ndonjëherë edhe fjalët më të mira në botë, mund të ndikojnë negativisht tek ju.

Për këtë arsye ne kemi zgjedhur që t’ju sjellim një listë të këshillave që miqtë, familjarët na i japin për të na ngushëlluar dhe për të mirën tonë, por që në të vërtetë kanë efektin e kundërt: sjellin dëmtimin e marrëdhënies.

“Duhet të gjesh dikë më të mirë për veten”

Nëse je në një marrëdhënie, vetëm sepse kërkoni të përfitoni nga ajo, atëherë na lejoni t’ju themi se jeni në rrugën e gabuar. Të përfitosh nga një djalë, apo të kërkosh nga ai më tepër se dashuri, është arsyeja e gabuar për të nisur një lidhje, apo për ta përfunduar atë.

“Tregoji atij kush është “shefja” këtu, mos e lër të të “shtyp me këmbë”

Para së gjithash, partnerët në situata të caktuara kanë përgjegjësi të ndryshme, për këtë arsye është mëse normale që secili prej jush të marrë rolin e udhëheqësit me raste. Vetëm mirëkuptimi i ndërsjelltë dhe respektimi i partnerit e forcon një marrëdhënie dhe e bën atë që të zgjasë.

“Kërkoji partnerit të jetë më romantik”

Psikologët pohojnë se ka një periudhë të caktuar romantike në çdo marrëdhënie, që zakonisht kalon me kohën. Partnerët nuk mund të jenë përgjithmonë romantik, apo të “çmenden” si në takimin e parë sa herë që ju shohin. Kjo është arsyeja përse ju nuk duhet t’i kërkoni partnerit tuaj të jetë romantik, siç ka qenë më parë, në fazat e fillimit të lidhjes. Çdo marrëdhënie ka faza të ndryshme të zhvillimit, secila me avantazhet e saj.

“Qetësohu në fillim, mos e bëj më keq situatën”

Është pothuajse e pamundur të shmangësh konfliktin në një marrëdhënie, por ajo që është më e mira është që një konflikt të zgjidhet në ato momente. Nuk duhet t’i shtypni ndjenjat tuaja, apo ta kaloni sikur nuk ka ndodhur asgjë. Një ditë, ju do mërziteni sërish dhe do të mbani inat edhe për herën e kaluar që jeni grindur bashkë. Mos luani kurrë rolin e viktimës.

“Më shiko mua dhe mëso”

Ju nuk jeni fëmijë që të përsërisni sjelljen e dikujt. Kur keni probleme në lidhjen tuaj, mos shikoni familjet e tjera, e të përpiqeni që të kopjoni mënyrën e tyre të jetesës. Gjithsecili e krijon marrëdhënien e tij, ashtu siç ai dëshiron dhe e ndjen.