Nëse panxhari nuk është pjesë e regjimit tuaj ushqimor, do të jetë, madje rregullisht, pasi të lexoni përfitimet e mëposhtme !

Kjo perime përmban phytonutrientë të quajtur betalains, një antioksidant shumë i fuqishëm. Jo vetëm betalains,përgjegjëse për ngjyrën e kuqe por dhe shumë lëndë të tjera ushqyese kanë shumë për t’i ofruar organizmit.

Nga shëndeti i zemrës, deri tek parandalimi i kancerit lexoni më poshtë 6 dobitë shëndetësore të lëngut të panxharit

1. lëndë ushqyese që luftojnë qelizat kancerogjene
Sa më i errët të jetë në ngjyrë një frut apo perim, aq më të fuqishëm i ka antioksidantët. Kjo do të thotë që phytonutrientët kanë vetinë të reduktojnë krijimin e formacioneve tumorale. Ekstrakti i panxharit po studiohet më tej për përdorim në trajtimin e kancerit të pankreasit, gjirit dhe prostatës.

2. Panxhari çhelmon mëlçinë
Si thamë dhe më lartë panxharët janë të pasur në antioksidantë të cilët ndihmojnë në pastrimin e mbetjeve dhe toksinave duke forcuar sistemin imunitar. Beetina e gjendur me shumicë në këtë perime ndihmon qelizat e mëlçisë të eliminojnë toksinat ndërsa pektini në panxhar pastron toksinat që janë hequr nga mëlçia në mënyrë që ato të mos kthehen në trup. Pra panxhari pastron organin që pastron dhe detoksikon të gjithë organzimin e njeriut

3. Panxhari ndihmon sistemin tretës
Panxhari është i pasur në fibra dhe ndihmon lëvizjen e zorrëve për një tretje dhe përthithje efikase të lëndëve ushqimore. Shtimi i tyre në dietën tuaj eleminon materialet e mbetura duke lëvizur përmes zorrëve me një ritëm të shëndetshëm.

4. Panxhari mund të zvogëlojë rrezikun e defekteve të lindjes
Panxhari është i pasur në vitaminë C dhe fibra me kalium dhe mangan. Këto minerale esenciale janë jetike për funksionimin e nervave, muskujve, veshkat, pankreasit dhe mëlçinë. Panxahri gjithashtu përmban folate, vitamina B që mund të zvogëlojë rrezikun e defekteve të lindjes.

5. Panxhar ul presionin e gjakut
Pirja e lëngut të panxharit mund të ulë nivelet e presionit të gjakut në vetëm disa orë. Kjo pije relakson dhe zgjeron enët e gjakut për të përmirësuar rrjedhjen e gjakut.