Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka sulmuar sërish gjyqtarin Iglesias Villanueva, i cili ndau drejtësinë në ndeshjen Valencia-Barcelona

Ernesto Valverde nuk mund ta kuptojë se si gjyqtarët nuk e panë golin e Leo Messit kundër Valencias, kur 40.000 tifozët po.

Ai gol i anuluar i Messit në fund u kushtoi katalonasve me vetëm në pikë, pasi ndeshja përfundoi 1:1.

“40.000 persona e panë që ishte gol, është absurde që vetëm gjyqtarët nuk e panë”, tha Valverde gjatë konferencës për media, para ndeshjes së nesërme në Copa del Rey.