Një 26 vjeçare nga Argjentina është arrestuar pasi ia ka prerë të dashurit të saj penisin me gërshërë të kopshtit.

Brenda Barattini, një arkitekte, ka sulmuar 40 vjeçarin mëngjesin esë dielës në Cordoba, derisa ai ishte në gjumë, sipas mediave lokale, përcjellë Klan Kosova.

Burri ishte dërguar me urgjencë në spital pasi kishte humbur sasi të madhe gjaku nga prerja e penisit, por që tash thuhet se është në gjendje stabile.

Arsyet e këtij sulmi nuk janë bërë të ditura, por çka dihet këtu është se burri ka mbetur pa organ gjenital.