Deputeti Enkelejd Alibeaj deklaroi se kontratat lobuese që janë bërë në SHBA janë dorëzuar në KQZ.

Që kur dolën lajmet e Tahirit e Sotës, Rama e ka humbur qetësinë. Të gjitha skandalet ia humbën qetësinë Ramës dhe ka gjetur një lloj sjellje e nxjerrjes së gjasme skandaleve të PD. E filloi me CEZ, nuk funksioni, vijoi me kryebashkiakun e Mallkastrës nuk funksionoi edhe kjo. PD ka depozituar në KQZ këto kontrata. Ato janë publike, kush do mund t’i shikojë. Ato i ka edhe DASH. E kemi bërë këtë gjë për të ndërgjegjësuar për kanabisin, për këto skandale, për kthimin e këtij vendi që po mbyt me drogë tët gjithë Europën. Ne jemi transparent i kemi bërë të dituar shpenzimet. Kontratat janë të depozituara në KQZ, qartësisht. Këto janë pa vlerë, pasi është shpikje për të hequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë. Prokuroria duhet të veprojnë dhe ne jemi gati që të paraqitemi”, tha ai per report tv.

Por përse nga një kompani off shore?

Mos u merr me këtë. Ne jemi gati të shkojmë në prokurori për gjithçka. Dokumentet i ka DASH. Kemi kaluar në filtrin e DASH. Ata kanë parë shumën dhe burimin e saj.