Kreu i PD-së ka bërë një tjetër denoncim ditën e sotme, këtë herë  në lidhje me vëllain e zv/drejtorit të Kufirit në Shkodër, Prel (Enriko) Zula i cili njëkohësisht është edhe punonjës policie në Drejtorinë e Kufirit në Policinë e Shtetit.

Basha akuzon treshen Rama-Tahiri-Xhafa se ‘e kanë mbushur policinë me trafikantë droge’.

‘Burime të sigurta informojnë se:

“Prel Enriko Zyla ka qenë i dënuar për trafik dhe shpërndarje droge në Romë, Itali, dhe ka vuajtur dënimin në burgun e Rebibbias.

Partnerët e kanë ngritur disa herë këtë çështje, por personi ashtu si shumë të inkriminuar të tjerë në Polici mbrohej nga HABILAJT në kohën e TAHIRIT dhe pas ardhjes së FATMIR XHAFËS kaloi nën mbrojtjen dhe shërbimin e vëllait të XHAFËS, AGRONIT’, shkruan Lulzim Basha në denoncimin e tij.?