Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk është i brengosur nga humbja 3:1 ndaj Tottenham, edhe pse e pranon se janë në një moment jo të mirë

Zinedine Zidane insiston se nuk është i brengosur dhe nuk do të jetë asnjëherë, sepse skuadra kishte rastet e saj për të barazuar ndeshjen.

“Nuk jam i brengosur dhe asnjëherë nuk do të jem. Ne kishim rastet për të barazuar rezultatin, por nuk arritëm të shënojmë”, tha fillimisht Zidane.

Por, Zidane e pranoi se skuadra është në një moment jo të mirë.

“Ne nuk jemi të lumtur. Ky nuk është një moment i mirë për ne”, tha Zidane, duke ju referuar edhe humbjes në fundjavë nga Girona në La Liga.

“Ne e dimë se duhet të ndryshojmë dhe do ta bëjmë. Kemi edhe shumë ndeshje për ta bërë këtë”.