Njëri nga prodhuesit kryesorë të telefonave të mençur, Vivo planifikon që gjatë vitit të ardhshëm që të zgjerohet edhe në Evropë dhe Afrikë.

Për këtë qëllim, Vivo ka nënshkruar një memorandum me Qualcomm në vlerë katër miliardë dollarë për partneritet teknik dhe ndarje të patentës, për t’iu mundësuar daljen në tre të telefonave 5G.

Vivo është kompania e parë, e cila ka demonstruar sensorin e gishtërinjve nën ekran, por të dyja kompanitë synojnë të krijojnë edhe funksionin 3D për njohjen e fytyrës, skanimin e syrit dhe të tjera.

Kohë më parë është prezantuar edhe Vivo X20, me funksionin Face Wake për njohjen e fytyrës dhe me procesor Qualcomm Snapdragon 660.