Manchester United ka vazhduar me fitore në Premierligë, duke mposhtur Watfordin me rezultat 2:4 në udhëtim

Skuadra e Jose Mourinhos vazhdon të ndjek Manchester Cityn, pasi ka mposhtur Watfordin 2:4 në kuadër të Premierligës.

Golat për Unitedin në këtë takim i shënuan Young dy, Martial dhe Lingard, ndërsa për vendësit Deneey dhe Doucoure.

Pas kësaj fitoreje Unitedi forcon vendin e dytë më 32 pikë, pesë më pak se sa Manchester City në vendin e parë.