Panasonic Lumix G9 është fotoaparati më i ri i kompanisë me objektivë të zëvendësueshëm, të cilët njëkohësisht huazojnë edhe disa funksione nga modeli Lumix GH5, transmeton KosovaPress.

Për fillim, këtu është sensori i njëjtë të cilin e ka Lumix GH5 prej 20.3MP me filtër të integruar low-pass. Sensori mund të forcohet në 80MP duke iu falënderuar funksionit në aparat, i cili kombinon tetë fotografi të ndara në vetëm një. Fotoaparati mund të xhirojë edhe në rezolucion 4K @ 60fps.

Panasonic Lumix G9 ka auto-fokus prej 0,04 sekondash  dhe mund të fotografojë në metodat @ 60fps AF-S dhe @ 20fps AF-Cu.

Pajisja vjen me stabilizim për fotografi in-body 5-axis. Aty është edhe OLED EVF, LCD prej 3 inç me prekje, Bluetooth 4.2 dhe lidhje WiFi. Fotoaparati Panasonic Lumix G9 kushton 1700 dollarë pa objektiv, ndërsa do të dalë në shitje në janar të vitit të ardhshëm.