Sulmuesi polak, Robert Lewandowski ka befasuar të gjithë, duke thënë se Bayern Munich duhet të transferojë edhe një sulmues

Robert Lewandowski thotë se Bayerni duhet të transferojë një sulmues, i cili është më i ri se ai dhe më i uritur për suksese.

Polaku është qendërsulmuesi i vetëm në skuadër dhe kur ai mungon, atëherë Bayern ka probleme.

“Përfundimisht do të ishte një opsion i mirë blerja e një sulmuesi të ri, të uritur, i cili do të mësonte nga një lojtar më përvojë”, tha fillimisht Lewandowski për Sport Bild.

“Do të ishte çlirim për mua që të luaj 15 ose 20 minuta më pak, sepse do të ruaja energjinë për ndeshjen tjetër dhe rreziku i lëndimeve do të ishte më i vogël”, tha ai në fund. /Express/