Antonie Griezmann dëshiron fitore ndaj Real Madridit në derbin e së shtunës në La Liga

Atletico Madrid dhe Real Madrid këtë të shtunë për herë të parë do të luajnë në stadiumin Wanda Metropolitano, i cili u lëshua këtë verë.

kjo është edhe një nga arsyet që Antonie Griezmann kërkon fitore ndaj Realit në stadiumin e ri.

“Ne duhet të fitojmë derbin e parë në Wanda dhe tifozët do të vijnë me entuziazëm të madh”, tha fillimisht Griezamnn për faqen e Atleticos.

“Kur luajmë para tifozëve tanë, atëherë është shumë e vështirë për kundërshtarët. Ne do të tentojmë të fitojmë dhe po përgatitemi shumë mirë për këtë”, tha francezi në fund.