Kosova ka shënuar fitore të madhe ndaj Letonisë me rezultat 4:3 në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë

Futbollistët e Kosovës e kanë festuar në zhveshtore fitoren e merituar prej 4:3 në miqësoren ndaj Letonisë.

Kjo ishte fitorja e parë që në ndeshjen e parë të zhvilluar në Kosovës, që prej pranimit në UEFA dhe FIFA në vitin 2016.

Njëherit, kjo ishte miqësorja e dytë dhe fitorja e dytë, pasi në të parën kishin mposhtur Ishujt Faroe me rezultat 2:0.