Skënderbeu nuk e sheh ende veten jashtë Europa League pavarësisht se në Elbasan Arena do të ketë përballë më të fortën e grupit këtë të enjte

Për trajnerin Ilir Daja, ofensiva do të nisë që në fillim dhe rezultati i vetëm ndaj Dinamos së Kievit, është fitorja.

Tekniku i skuadrës korçare nuk kërkon ta quajë veten favorit për shkak se skuadra ukrainase është e kualifikuar dhe nuk motivohet maksimalisht.

Sabien lilaj do ta nisë ndeshjen si titullar, ndërsa Jashanica në pankinë pasi nuk ka marrë ngarkesën maksimale, shkruan Top Channel.

Pjesa tjetër e grupit është e plotë për të përballuar Dinamon e Kievit që kryeson grupin B me 10 pikë. Skënderbeu është në vendin e fundit me 2 pikë, por ka ende shpresë për t’u kualifikuar. /