Franck Ribery dhe Thomas Muller janë stërvitur sot normalisht me pjesën tjetër të skuadrës

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes në stërvitjen e sotme ka pasur edhe dyshen fantastike Franck Ribery dhe Thomas Muller.

Ribery kthehet të stërvitet normalisht për herë të parë pas dy muajsh, ndërsa Muller për herë të parë pas një muaji.

Të dy këta futbollistë mund të jenë gati për ndeshjen e fundjavës ndaj Hannoverit në Bundesliga.